Reagimet për sms-në e Tahirit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas publikimit nga opozita të sms-së në telefonin celular të ministrit të brendshëm Tahiri, vijojnë reagimet politike. Partia demokratike i ka kërkuar ministrit të brendshëm të tregojë të vërtetën e mesazhit. Politike nga vrima e çelësit e ka cilësuar LSI këtë taktikë të demokratëve, përmes prononcimit të nënkryetarit Petrit Vasili.Një ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama, që mohoi ta ketë dërguar ai sms-në për ministrin Tahiri. Vetë kreu i ministrisë së brendshme deklaroi se mesazhin ua ka dërguar ai vartësve të disa qarqeve ku vërente se kishte shifra të larta të vrasjeve në muajin mars.Edhe LSI mbështeti këtë logjikë të ministrit Tahiri, duke e cilësuar madje një mënyrë efikase për të vënë në punë dhe para kërkesës së llogarisë drejtoret e policisë në rrethe.