Meta: Reforma territoriale mbyllet në korrik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma territoriale administrative duhet të përmbyllet në muajin korrik edhe pa konsensusin e opozitës. Është ky qëndrimi i kreut të LSI Ilir Meta, i cili në emisionin Debat Plus të Eduard Zaloshnjës në Vizion Plus, deklaroi se kjo reformë do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar, si një mundësi për zhvillimin e zgjedhjeve lokale me ndarjen e re të njësive vendore.Por i pyetur në cilësinë e kryetarit të Kuvendit për gjuhën jo etike të përdorur në Parlament nga deputetët, Meta premtoi se do të tregohet më strikt në zbatimin e kodit etik të Kuvendit, kjo edhe ndaj ish-liderit të djathë Berisha.Për LSI-në, integrimi i Shqipërisë në BE është prioriteti i saj dhe për këtë Meta u shpreh optimist. Ai tha se mundësitë për marrjen e statusit në qershor janë të mëdha edhe pse u shpreh se për këtë nuk mund të vërë bast me asnjë.