Saimir Tahiri: Si e gjeta policinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Hetimor për largimet, lëvizjet dhe emërimet në Policinë e Shtetit ka filluar seancën e sotme me pyetjet drejtuar ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë fjalës së tij ministri Tahiri tha se e gjeti Policinë në gjendje të degraduar, ku sipas tij shumica e policëve ishte i moshës nga 45 në 48 vjeç. Që kur ka marrë detyrën në muajin shtator të 2013-ës, ministri tha se ka larguar nga strukturat e rendit 378 punonjës, pra rreth 2%. Nga këta dy ishin në postin e zëvendës drejtorit dhe 15 drejtues të parë të forcave të policisë. Ndërsa ka ulur në gradë 122 punonjës. Ministri ka raportuar më tej se të gjitha këto lëvizje i ka kryer në konsultim me ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj me motivin se këta drejtues nuk I plotësonin kriteret për postet që mbulonin. Më tej ministri Tahiri ka raportuar për drejtorinë e qarkullimit rrugor. Sipas tij ky institucion nuk është shkrirë por është ristrukturuar duke dhënë kështu rezultate në uljen e korrupsionit. Edhe për sa i përket trafikut të drogës dhe luftës ndaj tij ministri ka thënë se nga janari e deri në prill janë sekuestruar 3 ton lëndë narkotike më shumë se viti i kaluar dhe është rritur numri i personave të kapur në kërkim ndërkombëtar.