Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që t'i largojë nga regjistri zgjedhor 675 votues maqedonas nga Komuna Pustec e Shqipërisë, të cilët kanë kërkuar të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Maqedoni, duke votuar në ambasadën maqedonase në Tiranë.