Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i OSBE Florian Rauning deklaroi se 53 ndryshimet e propozuara në kuadër të reformës në drejtësi do të hapin një kapitull të ri në historinë kushtetuese të Shqipërisë, duke sjellë drejtësi më të mirë. Duke folur para gjyqtarëve dhe prokurorëve në tryezën e ?Konsultimit publik të paketës së ndryshimeve kushtetuese? që u organizua në Durrës, Rauning nënvizoi se reforma në drejtësi do jetë e suksesshme atëherë kur gjykatat nga Tropoja në Sarandë të japin vendime të drejta.
Florian Rauning, ambasori i OSBE-së: ?Unë shpresoj që ndryshimet legjislative do të sjellin drejtësi më të mirë, por kjo është në duart tuaja. Përfundimi i reformës në drejtësi nuk mund të arrihet në kuvend, por në gjykatat e çdo vendi, nga Tropoja deri në Sarandë?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-raunig-ndryshimet-e-propozuara-do-te-hapin-nje-kapitull-te-ri/