Berisha-Rama, përplasen me shifra - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti është përfshirë në debate të ashpra për situatën ekonomike, pasi opozita e përqendroi strategjinë politike të së enjtes tek sektori energjetik dhe tek mbledhja e të ardhurave. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se po importon energji me çmim të lartë dhe po dekurajon prodhimin e energjisë nga HEC-et në vend. Por lideri i mazhorancës Edi Rama i ka kujtuar rivalit politik se e ka lëne sektorin e energjisë me një zinxhir borxhesh dhe me një privatizim të dështuar si ai i kompanisë CEZ. Opozita ka sulmuar qeverinë se deklaron shifra prej 720 milion dollarësh si borxh të fshehur vetëm për të justifikuar paaftësinë e saj për të mbledhur të ardhurat, por Kryeministri Rama ka sqaruar se në 6 muaj janë mbledhur 150 milionë dollarë më shumë se në të njëjtën  periudhë të qeverisjes së djathtë. Për më shumë se 3 ore, Parlamenti nuk ka mundur të fillojë shqyrtimin e ligjeve pasi opozita ka shfrytëzuar çdo hapësirë që i jep rregullorja për të diskutuar për gjithçka përveç rendit të ditës. Dhe kjo situatë e përsëritur prej më shumë se 2 muajsh ka shtyrë kryeministrin Rama të bëjë një propozim të ri.