Kodheli sqaron Presidentin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria nuk do të prekë asnjë kompetence që kushtetuta ia njeh Presidentit të Republikës. Kjo garanci është dhëne nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila në seance plenare i është kundërpërgjigjur akuzave që kanë ardhur së fundmi nga kreu i shtetit dhe opozita duke sqaruar reformën më të fundit ligjore që po hartohet nga dikasteri që ajo drejton. Sipas Kodhelit reforma në kuadrin ligjor është e domosdoshme pasi duhet përshtatur me realitetin e ri pas anëtarësimit në NATO, por sqarimet e ministres nuk kanë ndryshuar asgjë në pozicionin e opozitës. Kodheli ka risjellë në vëmendje edhe disa shembuj që tregojnë modelin e sjelljes që e djathta në pushtet ka pasur ndaj institucionit të Presidentit të Republikës. Para pak ditësh Presidenti i Republikës Bujar Nishani akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se synon të ndryshoje kuadrin ligjor për t'i marrë kompetencat institucionit të kreut të shtetit, por deri më tani akuzat janë hedhur poshtë nga qeveria.

Free Traffic Exchange