http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fitorja e partive te djathta në disa vende të Evropës ka qene shtylla kryesore e fjalimit të përjavshëm të kryetarit të PD Lulzim Basha para deputeteve demokratë. Edhe pse ka vetëm 7 muaj që ndodhet në opozitë dhe ende PD nuk ka realizuar as analizën e humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit, Basha ka folur për nevojën e rrëzimit të qeverisë dhe rikthimin e së djathtës në pushtet, me të njëjtën fryme që e djathta fitoi në zgjedhjet e fundit në France e Hungari. Basha është ndalur serish tek situata ekonomike e vendit e cila sipas tij është në piken më të keqe, pavarësisht shifrave të manipuluara të INSTAT-it. Lideri i opozitës Basha ka akuzuar qeverinë Rama se jo vetëm që nuk ka ide për zhvillimin e vendit, por në disa raste ka marrë arritjet e qeverise Berisha dhe i ka paraqitur si të sajat siç është rasti i legalizimeve apo zyrave të punësimit.