AMF: Sigurimet, treg kaotik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton një situatë kaotike sa i përket tregut të sigurimit të makinave në Shqipëri. Sipas shifrës zyrtare që raportoi në Komisionin e Ekonomisë drejtuesja e këtij institucioni Enkeleda Shehi tha se 27% e makinave që qarkullojnë në Shqipëri nuk presin siguracion. Ndërsa luhatshëmërinë e madhe që ka patur çmimi i sigurimit të mjeteve AMF ka dhënë si shkak konkurrencën e ashpër që ka ky treg. Në të gjithë këtë situatë pala më e prekur është konsumatori dhe ai që pret rregullisht siguracionin e makinës. Në rast aksidenti me një makinë e cila nuk është e siguruar ai duhet të kërkojë dëmshpërblimin te byroja. Paratë që byroja duhet të japë gjatë 2013-ës kanë arritur në vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Nga ana e saj qeveria është duke përgatitur një ligj të ri për fushën e sigurimit me synimin për t'i dhënë fund rasteve kur të 8 operatorët në këtë treg rritin ose ulin në një ditë çmimin e TPL-ve të automjeteve, dhe mbajnë ato njësoj.