Të paktën dy orë për secilin kanë zgjatur dëshmitë e katër rojeve të para që janë thirrur për të dëshmuar para hetuesisë greke. Është hera e dytë që ata thirrën për të dëshmuar, pasi herën e parë janë njohur me akt-akuzën dhe kanë kërkuar afat kohor për të përgatitur bashkë me avokatët e tyre mbrojtjen ligjore.