Komisioni hetimor për emërimet në polici - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Hetimor i ngritur për emërimet në policinë e shtetit ka vijuar seancën dëgjimore me pyetjen e zëvendësdrejtorit të policisë Sokol Bizhga dhe ish-paraardhësit të tij, Muhamet Rrumbullaku. Ata i janë përgjigjur pyetjeve të anëtareve të komisionit në lidhje me vijimin e karrierës në polici. Por ndërsa për zotin Bizhga pyetjet u përqendruan në mënyrën e emërimit dhe nëse e plotësonte kriterin e gradës, ish-drejtori Rrumbullaku dha sqarime për mënyrën e largimit nga detyra, para mandatit. Në Komision kanë dëshmuar edhe shefat e komisariateve të kryeqytetit, si dhe të disa rretheve të cilët megjithëse kanë qëndruar për dy ditë në pritje të dëshmisë, janë pyetur vetëm për gradën që mbajnë aktualisht. Në radhë për të dhënë sqarime janë edhe punonjës të tjerë të policisë, ndërsa pyetja e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri është shtyrë për në datën 11 për shkak të axhendës së tij jashtë vendit.