http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tubuesit shqiptarë janë organizuar nga 10 shoqata shqiptare nga shtete të ndryshme në SHBA. Ata kërkojnë që Uashingtoni zyrtar të kushtëzojë anëtarësimin në NATO me plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, si përdorimi i simboleve kombëtare apo bashkësinë e komunave shqiptare atje. Kreu i qeverisë në Mal të Zi është takuar me zyrtare të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai do të pritet edhe nga presidenti amerikan Barak Obama dhe zëvendësi i tij Xho Bajden. Një ditë më parë edhe në Tuz të Malit të Zi, qindra shqiptarë protestuan duke kërkuar komunën e tyre e duke i kërkuar Podgoricës zyrtare të ndalë praktikat diskriminuese.