Separatizmi godet sërish Ukrainën - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-25 0

Bashkimi Europian po jep shenjat e para të nervozizmit. Sipas presidentit çek, Milos Zeman, në rast se Rusia do të pushtonte Ukrainën Lindore, atëherë ajo do të kalonte "vijën e kuqe". "Në një situate të tillë, unë do të angazhohesha jo vetëm për sanksione, mundësisht më të ashprat, por edhe për gatishmërinë ushtarake të Aleancës atlantikoveriore, si dhe ndërhyrjen e trupave të NATO-s në territorin ukrainas", u shpreh politikani majtist çek.