http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e Ndërtuesve ngre shqetësimin se janë një sërë borxhesh nga kompania CEZ Shpërndarje, që i janë faturuar me pa të drejtë kompanive. Bëhet fjalë për rreth 50 mijë apartamente, të cilat edhe pse ndërtuesit i kanë shitur, përdoruesit nuk kanë ndryshuar kontratën e energjisë. Kjo do të thotë që konsumi i energjisë i është faturuar kompanive në emër të së cilës është kontrata. Në kuadër të ndryshime ligjore që qeveria po ndërmerr, për të mos i ofruar shërbime individëve dhe biznesit që ka borxhe të pashlyera nga CEZ-it, ndërtuesit kërkojnë që t'i jepet zgjidhje këtij ngërçi ligjor. Edhe pse nuk ka një shifër ekzakte të masës së detyrimeve, ajo që evidentojnë ndërtuesit është se detyrimet për tu paguar janë rritur ndjeshëm edhe për shkak të kamatëvonesave. Situata është e ngjashme edhe me kontratat e ujësjellësit. Qeveria po ndërmerr një sërë masash për të vendosur në shina sistemin energjetik nga borxhet e prapambetura, por pagesat e tyre janë komplekse, pasi në shumë raste individët apo biznesi mund të kenë të drejtë, e ne disa raste palët nuk kanë respektuar kontratat ndaj njëra-tjetrës.