Protestë në Tuz: Duam të jemi komunë, jo diskriminim! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi kanë protestuar kundër politikave diskriminuese të këtij shteti ndaj kësaj popullsie. Në një tubim paqësor të mbajtur përpara komunës ata kërkuan që të mos jenë të varur administratisht nga Podgorica, por të kenë komunën e tyre. Protesta e organizuar nga Forumi Demokratik për Integrim dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Dega e Malësisë, ishte gjithashtu një apel për ti lejuar shqiptarët në këtë zonë që të gëzojnë të drejtat elementare si gjuha, respektimi i simboleve kombëtare, etj. Ndërkohë, aktivistët e shoqërisë civile në Mal të Zi thanë se qeveria malazeze po kërkon zhdukjen e popullsisë shqiptare në këtë zonë, duke sjellë këtu banorë nga zona të tjera. Mes protestuesve ishte edhe ekipi sportiv i Deçiçit në Çiklizëm. 21-vjeçari Fatjon Dedvukaj tha për Vizion Plus se ata kanë ardhur këtu pasi kërkojnë të jenë të barabartë si shtetas malazez dhe jo të diskriminohen. Kjo është hera e dytë që shqiptarët dalin haptas me kërkesat e tyre ndaj qeverisë së Podgoricës. Para 8 vitesh, përfaqësues të kësaj popullsie prej 20 mijë banorësh organizuan një protestë, ndërsa gjatë saj u arrestuan 18 shqiptarë që u akuzuan për terrorizëm.

Free Traffic Exchange