http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tetë personat e akuzuar për rrahjen deri në vdekje të Ilia Karelit do paraqiten të martën në gjyq me akuzën e torturës së të dënuarit shqiptar në burgun e Nigritas. Sipas hetimeve të deritanishme tetë punonjësit e burgut, mes te cilëve dhe shefi i tij kanë goditur me grushta e shkelma Karelin, në një qeli të pamonitoruar nga kamerat. Sipas dëshmive, pas rrahjes është urdhëruar pastrimi i vendngjarjes por hetuesit kanë arritur të identifikojnë 25 njolla gjaku në dysheme dhe në mure, që besohet se i përkasin 42- vjeçarit shqiptar.