Biznesi i huaj për FMN - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondi Monetar Ndërkombëtar është një institucion i vlefshëm për ekonominë, por jo gjithmonë këshillat e tyre duhen ndjekur. të këtij mendimi janë investitorët e huaj të cilët, pas nënshkrimit të marrëveshjes kanë në fokus të punës zbatimin siç duhet të saj në praktikë. Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Croford, thotë se qëllimi kryesor është që qeveria të kryeje rimbursimet. Nga ana tjetër, për ta konkretizuar sa më mirë në praktikë këtë marrëveshje investitorët sugjerojnë që qeveria të bëjë edhe dialog me biznesin për të mirat e përbashkëta. Qeveria shqiptare riktheu marrëveshjen e FMN që pas vitit 2009. Kjo marrëveshje nuk është një lajm i mirë për qeverinë, por ajo u vlerësua si rruga e vetme për të shpëtuar ekonominë.