Kosto e operacionit në zemër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do të përcaktoje koston e 6 ndërhyrjeve më të rëndësishme për sëmundjet e zemrës. Ministri Ilir Beqja, ka deklaruar se çmimi i këtyre paketave do të bëhet publik pas datës 18 prill, kur pritet të kaloje në Këshillin e Ministrave. Shifra që do të vendoset për ndërhyrjet në zemër, nuk do të zbatohet vetëm për spitalet publike, por edhe ato private duke njësuar çmimin. Sëmundjet kardiovaskulare rezultojnë të jenë ndër më të shtuarat në 10-vjeçarin e fundit tek ne. Astrit Beci, drejtor i ISKSH-së ka deklaruar edhe se cilat do të jenë këto ndërhyrje. Mjeket specialiste të sëmundjeve të zemrës janë shprehur se sot, shërbimi publik mbulon vetëm 60 përqind të nevojave në vend. E thëne ndryshe, nëse në vit bëhen rreth 3500 koronografi, nevojat janë për 12 mijë. Megjithatë sipas kardiologëve, është i domosdoshëm edhe rinovimi i pajisjeve në sallat e operacioneve.