Totozani për vrasjen e Ilia Karelit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e të dënuarit shqiptar Ilia Kareli në burgun e Nigritas në Greqi konsiderohet një rast torturë nga Avokati i Popullit Igli Totozani. Sipas tij gardianet grekë vepruan në mënyrë çnjerëzore dhe joligjore ndaj shqiptarit që vuante dënimin në vendin fqinj. Avokati i Popullit pritet t'i dërgojë një letër Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ku do t'i kërkojë që familja e Karelit të paraqitet si pale e dëmtuar në procesin gjyqësor në Greqi. Avokati i Popullit deklaroi për mediat se ka marrë premtimin nga homogolia greke për të hetuar mbi rastin e Karelit si dhe do kërkojë përmirësimin e kushteve në burgjet greke për të dënuarit shqiptarë. Këto deklarata zoti Totozani i beri nga Pogradeci, ku firmosi marrëveshjen me kreun e bashkësie Artan Shkëmbi për hapjen e zyrës se Avokatit të Popullit në qytetin juglindor.

Free Traffic Exchange