http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga një dëshirë për fotografinë, tashme e ka kthyer në qëllim për të zbuluar dhe publikuar historinë e qytetit te tij. Marenglen Rrushiti nga Vlora, prodhues buke, njihet nga bashkëqytetaret për pasionin e tij për fotografinë. Ndryshe nga bizneset e tjera, në fasadat e dyqaneve të tij në qytetin bregdetar, janë të ekspozuara mbi 300 fotografi të hershme të Vlorës. Më e vjetra i përket viteve 1800. 41- vjeçari tregon se pamjet e Vlorës së hershme tërheqin vëmendjen e shumë kalimtareve kryesisht vlonjatëve.Koleksionin e fotografive të Vlorës e ka krijuar me ndihmën e familjeve të vjetra vlonjate. Biznesmeni i përkushtuar ndaj fotografisë thotë se do të vijojë me mbledhjen e fotografive të qytetit të tij. Ai synon të krijojë një album të Vlorës të ndarë në periudha për të treguar zhvillimin e qytetit bregdetar ndër vite.