Në mbrojtje të kafshëve, protesta para bashkisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aida vjen nga Polonia dhe prej 10 vjetësh jeton në Shqipëri. Ajo punon pranë zyrave të BE në Tiranë por përveç profesionit të saj ajo ka një pasion të veçantë për qentë. Dashuria e saj për qentë nuk veçohet edhe ndaj atyre endacakë. Gjatë këtyre viteve Aida ka çuar në vende të ndryshme të botës 500 qen të braktisur në rrugë. Në këtë ditë, që njihet si dita ndërkombëtare e mbrojtjes së kafshëve, ajo i është bashkuar shoqërisë civile në protestën kundër dhunës dhe vrasjes së qeneve. Nëse në protestat e mëparshme numri i qytetarëve që protestonin përpara bashkisë ishte i paktë sot ata janë shtuar për të ngritur zërin ndaj vrasjes së paligjshme të këtyre kafshëve. Por më shumë se sa me zë ata flisnin me pankartat që ata mbanin në duar. Edhe Veterineri Haxhiraj, pjese e protestës e pranon se shpesh herë qentë endacakë mund të kthehen në rrezik për qytetarët por me një përkujdesje më të madhe sipas tij nga ana e pushtetit vendor këto rreziqe mund të shmangen. Shoqata në mbrojtje të qeneve dhe shoqëria civile i kërkojnë bashkisë së Tiranës jo vetëm të ndalojë sa më parë vrasjen me shiringa të qeneve por të dënojë penalisht skuadrën e pushkatimit të tyre pasi ne te kundërt do t'i padisin vete penalisht. Gjithashtu i drejtohen kryetarit të Bashkisë që të dëgjojë kërkesat e shoqatës dhe të bashkëpunojë me ta për një zgjidhje më të mirë në mbrojtje të tyre.