Skënderbeu - Tirana, reagon FSHF për çmimin e biletave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimi Skënderbeu - Tirana rrezikon të mos luhet. Gjithçka ka ardhur nga një reagim i Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me çmimin e biletave prej 1 mijë lekësh që klubi korçar ka vënë për tifzoerinë bardheblu. Në deklaratën për shtyp FSHF sqaron se ky është një çmim i papranueshëm diskriminues dhe i paprecedent në futboll. Federata i ka bërë thirrje klubit korçar si organizator i ndeshjes të ketë një çmim të barabartë për të gjithë tifozerinë pasi në të kundërt ndeshja nuk do të zhvillohet. Më parë klubi korçar e kishte justifikuar këtë çmim si e vetmja mundësi për të rikuperuar dëmet e shkaktuara në stadium nga tifozeria bardheblu në ndeshjet e shkuara.