Vrasje e dyfishtë në Tapizë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona gjetën vdekjen mbrëmë vonë në Tapizë ndërsa po udhëtonin drejt Tiranës me një motor. Viktimat janë Gjin Nika, një biznesmen i njohur i kromit në Bulqizë dhe tjetri Fabio Xhunga nga Kamza. Sipas policisë, ata janë qëlluar me breshëri automatiku ndërsa atentatorët duket se kanë qenë në dijeni të intenerarit të lëvizjes së tyre. Nuk ka ende asnjë identitet për autorët e mundshëm të këtij krimi, ndërsa pas shoqërimit të një numri të madh personash, si një nga pistat kryesore dyshohet ajo e hakmarrjes. Pak javë më parë, 28-vjeçari Nika ishte liruar nga paraburgimi. Në janar të këtij viti, ai u arrestua si i dyshuari kryesor për dy vrasje, të ndodhura në Tiranë dhe Bulqizë. Nika u prangos në fund të janarit, për dyshime mbi vrasjet e bazuara në konfliktet për menaxhimin e minierave të kromit në Bulqizë.