http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Pingpongu" mes qeverisë dhe bashkisë për përcaktimin e çmimit të biletës në transportin urban, përfundoi. Qeveria ia transferoi me ligj këtë të drejtë këshillave bashkiak. Operatorët e tregut duke pranuar se shërbimi që ofrojnë, nuk është në kushte maksimale, kërkojnë që të lihet një afat konkret për kohën se kur duhet të mblidhen këshillat. Por një ndër ngërçet e sektorit të transportit është edhe subvencionimi që qeveria bën për shtresat në nevoje. Qytetarët thonë se që nga viti 2003, nuk kanë përfituar kompensim për këtë kategori. Por se si do të zbatohet kjo procedurë me ndryshimet e reja, kjo ende nuk është vendosur. Kompanitë që ofrojnë këtë shërbim kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme rritje të çmimit të biletës, pasi dalin me humbje. Por paralelisht me këtë kërkesë, vetëm tre nga 7 linjat që ofrojnë këtë shërbim plotësojnë disa standarde transporti.