Çmimi i ilaçeve nuk ulet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot duhej te niste ulja e çmimit te barnave, por kush ka tentuar te blejë sot je ilaç me te lire ka mbetur i zhgënjyer. Nga një vëzhgim i bërë në disa farmaci në zona të ndryshme të kryeqytetit mësuam se  asnjëra prej tyre nuk ka aplikuar heqjen e vlerës 10% të TVSH-së nga çmimi i ilaçeve. Farmacistët tregojnë se që në orët e para të mëngjesit janë përballur me klientë që kanë kërkuar një ulje të vlerës së medikamenteve. Por kjo gjë ka qene e pamundur pasi siç shprehen ato  nuk kanë asnjë shkresë zyrtare nga Tatimet apo qendra Kombëtare e kontrollit të barnave për një urdhër të tillë.