http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje tjeter kallezim per shpërdorim detyre eshte dorezuar ne prokurori nga ministria e Brendshme. Te akuzuar jane ish-drejtori i pergjithshem i Policise Hysni Burgaj si dhe 19 vartes te tij, ish-drejtues dhe punonjes ne strukturat e policise se shtetit. Kallezimi ka ardhur pas nje kontrolli, i cili ka nxjerre ne pah nje dem te konsiderueshëm ekonomik per te cilin personat e paditur konsiderohen përgjegjës. Veç Hysni Burgajt, te akuzuar jane edhe Kole Kukaj specialist, Rame Oruci ish-drejtor ne qendren e shfrytëzimit dhe administrimit te automjeteve, Syrja Hoxha ish-shef sherbimi, Andon Jaku ish-drejtor teknik, Petrit Çerçizi dhe Luan Mali ish-drejtues te rezervave te shtetit. Nder personat akuzuar per shperdorim detyre te cilet jane paditur, rezultojne dhe tre ish-shefat e qarkullimit rrugor per kryeqytetin: Fatos Kokalari, Genc Peka dhe Ali Allaraj. Sipas ministrisë, kallëzimi erdhi pas auditimit te 43 procedurave te realizuara gjate vitit 2013 ku ka rezultuar se jane realizuar 27 procedura prokurimi "me negocim, pa shpallje paraprake te njoftimit te kontratës", si dhe 3 procedura si "kontrate sekrete", pa patur ndonjë argumentim per t'u realizuar si kontrata sekrete dhe pa u mbështetur ne legjislacionin per klasifikimin e sekretit shtetëror.