http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse e përditshmja juaj gjallon brenda perimetrit të kryeqytetit, shprehja të vuash për bukën e gojës do ju duket më shumë simbolike. Por vetëm katër kilometër larg qendrës së Tiranës në Paskuqan, këto fjalë janë dëshmia e një tjetër realiteti. Në këtë market mund të marrin buke falas, të gjitha ato familje që nuk kanë lekë për ta paguar. Familja Ahmati, 2 djemtë e të cilës janë emigrante në Angli, e beri këtë investim para 9 muajsh, por historia e një banori të zonës në prag te Vitit te Ri, i shtyu këta besimtare myslimane të ofrojnë bukë falas. Në pamje të parë kjo pjesë e Paskuqanit nuk të jep idenë e varfërisë. Syri të kap vila disakateshe, të ndërtuara pas viteve '90 kur të rinjtë e këtyre familjeve shkuan emigrante.