Ndalohet peshkimi në liqenin e Shkodrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak ditë më parë është marrë nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti vendimi për të ndaluar peshkimin në liqenin e Shkodrës gjatë periudhës së riprodhimit. Ky vendim do të filloje të zbatohet prej datës së sotme prill, dhe do të zgjasë deri në datën 30 të po këtij muaji. Natyrisht peshkatarët që e kanë këtë liqen si burim jetese, nuk janë dakord. Madje ata argumentojnë se dëmtimi nuk vjen nga peshkimi i rregullt, por gjuetia e paligjshme me dinamit. Edhe pas këtyre kundërshtimeve, Organizata e Menaxhimit të Peshkut është e vendosur të zbatojë me rigorozitet kufizimin e peshkimit për një muaj në liqenin e Shkodrës, ndërsa për sa i përket aktiviteteve të paligjshme do të ketë kontrolle të vazhdueshme dhe personat apo subjektet që do të kapen në flagrancë, do të ndiqen penalisht. Kufizimi i gjuetisë së peshkimit gjatë këtij muaji, ka për qellim mbrojtjen e biodiversitetit të gjallesave në liqenin e Shkodrës. Sipas ligjit të ndryshuar, kjo ndërprerje do të jetë e përvitshme, ndërsa do të lejohet peshkimi me grepa për ngjalat, vetëm për disa varka të pajisura me një leje të posaçme.