Shqipëria, 5 vjet në NATO - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është një vend i vogël në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut, por qeveria ka vendosur prioritet që të rrisë kontributin e saj në këtë grupim. Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit, ku ishin drejtuesit e ekzekutivit, por ku mungonte Presidenti Nishani, Kryeministri Rama iu referua krizës në Ukraine për të theksuar sa vlen garantimi i sigurisë përmes pjesëmarrjes në të tilla aleanca. "Turbullirat e rrezikshme në një vend si Ukraina, shkëputja prej andej e Gadishullit të Krimesë nga Rusia, ndryshimi arbitrar i kufijve shtetëror, -- ilustrojnë në mënyrën më brutale, domethënien e madhe të përpjekjes për siguri dhe nga ana tjetër të mungesës së sigurisë nëpër botë. Ukraina është një tjetër provë, më e freskëta e për këtë dhe më e dhimbshmja e ditëve tona që tregon se, siguria nuk mundet dhe nuk duhet të zbresë kurrë më poshtë, nga kreu i prioriteteve të botës sonë, të botës së kësaj Aleance të madhe dhe padyshim të një shteti që është pjesë e kësaj Aleance, siç është dhe Shqipëria e vogël". Ndonëse mungoi në ceremoni, Presidenti Nishani në këtë 5-vjetor i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit amerikan Barak Obama.