Gjuha italiane nëpërmjet përrallave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një mënyrë mjaft interesante për mësimin e gjuhës italiane po zbatohet në shkollat 9- vjeçare në Vlorë dhe më pas në Gjirokastër. Në kuadër të programit Iliria ka mbërritur artisti i njohur italian, Antonio Erriko, i cili po zbaton një metodë mjaft të përdorur në Itali, pothuajse fare të panjohur në vendin tonë. Përmes teatrit të kukullave dhe aktrimit e këngës së vetë fëmijëve, gjuha e huaj bëhet mjaft interesante dhe tërheqëse për të vegjlit.