Fier, Nis selektimi i familjeve në banesat sociale, 75 hyrje janë gati - Ora News

2015-11-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 75 familje të pastreha do të përfitojnë nga ndërtimi e dy pallateve sociale në Fier, me vlerë 90 milionë lekë të reja, një prej të cilëve tashmë ka përfunduar.
Komisioni i ndarjes së banesave sociale në bashkinë Fier ka nisur selektimin dhe përcaktimin e familjeve përfituese.
Lindita Çobo, drejtoreshë e entit të banesave, Fier: ?Për të 75 apartamentet i është kërkuar bashkisë Fier lista e përfituesve të qytetarëve që do të sistemohen në këto apartamente?
Anisa Sela me profesion mësuese është nëna e një fëmije 9 muajsh, kryefamiljare e pastrehe, që aktualisht jeton në një banesë me qera. Ndonëse ka vite që ka aplikuar për një banesë sociale, këtë vit shpreson ta marrë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/banesat-sociale-nis-selektimi-i-familjeve-75-hyrje-jane-gati/