Kimioterapia, blihet pajisja që përgatit ilaçet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i të prekurve me kancer po shtohet çdo ditë dhe kurimi i tyre me kimioterapi nëpër spitalet e rretheve nuk është i mundur. Kështu pacientët me këtë sëmundje janë të detyruar ta marrin këtë shërbim vetëm në Qendrën Spitalor Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.Vitori Pepaj prej tre vjetësh vjen nga Shkodra për të marrë mjekimin e duhur. Në qendrën e shërbimit onkologjik në QSUT, deri tani pacientët e kanë bërë vete, se bashku me infermieret, përzierjen e barnave të domosdoshme për t'u kuruar. Vitorja tregon se i merrnin barnat në farmacinë e spitalit dhe më pas përzierjen e bënin vetë. Por sipas mjekëve, kjo mënyrë e kombinimit të barnave nga vet pacientët nuk ishte efikase, pasi sillte humbje të sasisë së ilaçeve. Për të shmangur këto firo sidomos për medikamentet e shtrenjta në shërbimin e onkologjikut është vendosur një pajisje e re e cila do të bëjë përzierjen e barnave të kimioterapisë.Në këtë mënyrë do të bëhet i mundur jo vetëm kurimi i një numri më të madh të të sëmurëve, por do të rritet edhe siguria e trajtimit të tyre. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me këtë aparaturë të re do të rritet eficenca e përdorimit të barnave duke u kursyer rreth 1 milionë dollarë ne vit. Shumë shpejt aparate të tilla do të vendosen edhe për dy shërbime të tjera që lidhen me sëmundjet tumorale në QSUT.