http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbeturinat e 12 mijë banorë të fshatrave të komunës së Drenovës në Korçë hidhen në këtë vend, në afërsi të Mborjes, jo shumë larg qytetit. Makina e komunës mbledh dy herë në javë mbeturinat e banorëve të kësaj zone dhe i derdh në këtë vend, ndërsa një pjesë e mirë e plehrave përfundojnë në lumë, duke e ndotur atë. Banorët ankohen se zgjidhja është vendosja e kazanëve të mbeturinave, ndërkohë që shumë prej tyre në pamundësi për t'i mbajtur gjatë ato në shtëpi i çojnë vetë në këtë fushë. Ndërkohë, përgjegjësi i zyrës së investimeve të komunës së Drenovës, thotë se nuk mund të vendosin kazanë në fshatra, për shkak se banorët nuk janë korrektë me ndarjen e mbeturinave.Ndërsa edhe bizneset në zonë i hedhin po këtu mbeturinat e tyre, problem për këtë fushë të hedhjes së mbetjeve mbetet zgjerimi i saj, duke shkuar drejt lumit. Ndërkohë, Voskopja është një tjetër komunë me probleme të mëdha përsa i përket fushës së mbetjeve urbane. Plehrat këtu digjen ditën e natën dhe askush nuk kujdeset për këtë territor që nuk administrohet prej askujt. Kryetari i komunës Nexhip Bacelli akuzon dhe ai banorët për dëmtimin e këtij territori ku hidhen mbeturinat. Drenova dhe Voskopoja janë dy nga zonat me problematikë të pazgjidhur në rrethin e Korçës sa i takon mbetjeve urbane, ndërkohë që drejtuesit e këtyre komunave thonë se zgjidhja përfundimtare do të jetë ndërtimi i landfilldit të Maliqit, ku do të grumbullohen mbeturinat e disa komunave.