Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi? - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjendet i vdekur në qeli, i burgosuri shqiptar Ilia Kareli, i cili më 25 mars qëlloi me thikë një gardian të burgut të Malandrinos, në Greqinë qendrore, duke i marrë jetën. Pas ngjarjes së të martës, i dënuari shqiptar, ishte transferuar pasditen e së enjtes në burgun e Serresit. Në qelinë e re, Kareli me kamera sigurie nga gardianët. Siç raportojnë mediat greke, në një moment, ai nuk ka lëvizur më. Ai është transferuar me urgjencë në spitalin e Serresit, por nuk arriti të mbijetonte. Sipas versionit zyrtar, ai u gjet pa jetë dhe dyshohet që vdekja të ketë ardhur nga shkaqe patologjike. Ndërsa pista e vetëvrasjes shihet si më pak e mundshme. Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia që ai të jetë vrarë, në shenjë hakmarrjeje për krimin e së martës. Hetimet e autoriteteve vijojnë, ndërsa për të krijuar një ide më të qartë për shkaqet e vdekjes, do të pritet rezultati i autopsisë. Të martën e 25 marsit, 40-vjeçari Kareli qëlloi për vdekje gardianin 46-vjeçar Jorgos Cironis. Ai u tha hetuesve se e kishte kryer krimin, pasi nuk po i jepnin leje të vizitonte nënën e tij që ishte e sëmurë. Shqiptari Ilia Kareli po vuante vitin e 12-të të dënimit, nga 20 që kishte gjithsej, për tentativë vrasjeje, grabitje, trafik droge dhe falsifikim dokumentesh.

Free Traffic Exchange