Rama: 20 vjet u abuzua me ish-të përndjekurit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama premton zgjidhje përfundimtare për ish-të përndjekurit. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit te rikonstruksionit të godinës së Institutit të  ish-të përndjekurve , shefi i qeverisë, deklaroi se do t'i jepet fund abuzimit me këtë kategori. "Ne jemi sot këtu me vetëdijen e plotë se problemi është shumë më i madh se mundësitë për ta zgjidhur atë menjëherë. Do bëjmë përpjekje për të bërë më të mirën e mundshme në një kohë të vështirë për vendin. Po i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit 20-vjeçar me ish-të përndjekurit duke bashkëpunuar me ta me dorën në zemër, për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të keqtrajtimit të tyre moral, dhe pastaj hap pas hapi atë të mos kompensimit material". Kryeministri premtoi marrjen e këstit të parë të dëmshpërblimit për të gjithë ata ish-të përndjekur që ende nuk e kanë marrë atë. Duke filluar nga java e ardhshme, qeveria do të nisë pagesën e 545 të përndjekurve të cilët nuk kanë marrë as këstin e parë të kompensimit për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e komunizmit. 180 përfituesit e parë do të jenë në moshën mbi 85 vjeç. Ndërsa Ministri Veliaj tha se buxheti i garantuar nga qeveria është 18 milionë dollarë. "Do të donim të ishte më shumë, por është shumë më tepër se 10 milionë dollar që PD vuri në 2008, më shumë se 4 milionë dollarë në 2010, dhe në vitet elektorale të PD-së kur përpiqej të rikuperonte pozicionin pas grevës së ish-të përndjekurve".

Free Traffic Exchange