https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vlora tashmë ka një projekt konkret që pritet t'i japë një pamje tjetër vijës bregdetare dhe vetë qytetit. Kompania belge fituese e konkursit pak kohe me pare, ka beret e ditur se shëtitorja e re pritet të nisë nga pylli i Sodës në jug-perëndim të qytetit për të përfunduar në zonën e Ujit të Ftohtë. Më shumë gjelbërim, hapësira publike dhe lehtësim i trafikut të rënduar ka në fokus projekti i Lungomares që u prezantua sot në Vlorë nga studioja belge. Kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika dhe sipërmarrës të ndryshëm e cilësuan projektin si një ndër më fitimprurësit për qytetin. Koncepti i studios belege nuk krijon kontraste me pjesën tjetër të qytetit por pritet t'i japë zhvillim të gjithë Vlorës. Gjatë prezantimit theksi u vu në realizimin e shëtitores së qytetit në përshtatje me kushtet e saj natyrore. Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet pedonales së pjesës jugore. Puna në terren pritet të nise në qershor të vitit 2015 dhe gjithë investimi arrin një vlere prej 110 milionë eurosh.