FMN: Kushtet tona për kredinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Qeveria shqiptare do të jetë nën një monitorim të vazhdueshëm të FMN-së në mënyrë që të përfitojë shumën prej 330.9 milion eurosh". Në një intervistë ekskluzive për Vizion Plus, Shefi i Misionit të FMN Nadim Ilahi, thotë se kushti për të cilin është rënë dakord me qeverinë është të ulet borxhi dhe defici, por që të realizohet kjo, duhet të gjenden burime të reja parash. Lidhur me faktin se duhen apo nuk duhen rritur më tej taksat dhe tatimet, ekonomisti i FMN-së thotë se ky nuk është një detyrim i marrëveshjes. "Por në këtë pikë do të jemi fleksibël. Ndërhyrja në taksa do të nevojitet vetëm nëse ekonomia nuk performon mirë". Zoti Ilahi ndalet edhe tek reforma në sektorin e energjisë elektrike. Sipas tij humbjet në rrjet janë shumë të larta. Tarifat e energjisë duhet të rishikohen, por paralelisht duhet të merren masa për rritjen e arkëtimeve.

Free Traffic Exchange