Ndërsa Prokuroria deklaron se po vijojnë hetimet për kolonel Ylli Zylën, nën hetim për skandalin e blerjes së pajisjeve përgjuese për llogari të SHIU-t, një tjetër ushtarak i lartë është thirrur nga njësia task-force në organin e akuzës për një sërë akuzash të depozituara ndaj tij nga Policia Ushtarake.