http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimi i parë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha pritet të mbahet këtë jave; të paktën mësohet se kjo ka qenë kërkesa e mazhorancës. Pas takimit të djeshëm mes negociatorëve Taulant Balla e Majlinda Bregu dita e sotme nuk është shoqëruar me takime PD-PS, ndërkohë që në të dy kampet ka pasur lëvizje në lidhje me përcaktimin e detajeve për tryezën e pritshme mes partisë Demokratike dhe partisë Socialiste.