http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto pamje të xhiruara pak kohë më parë nga kamera e Vizion Plus tregojnë se si qentë endacake, vihen në gjumë dhe më pas sterilizohen nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Të paktën, ky aksion para kamerave është i rregullt dhe brenda ligjit. Por, një tjetër imazh tregohet nga shoqata në mbrojtje të kafshëve, Arsa deklaron se shumë nga qentë endacake vriten, në kundërshtim me ligjin e veterinarisë. Kjo është arsyeja, pse për herë të parë dhjetra qytetare kanë protestuar para bashkisë, për këtë çështje që të tjerë mund ta shohin me skepticizëm. Me pankarta në duar ku shkruhej se "vrasja nuk është zgjidhje", aktivistët kanë deklaruar gjithashtu se do të vijojnë protestat e tyre, duke kërkuar edhe që ligji i Veterinarisë të ndryshojë. Por, protesta e aktivistëve dhe qytetarëve këtë të martë, është vetëm njëra anë e asaj çka çdo ditë postohet ne rrjetin social Facebook apo You Tube. Në faqen zyrtare të shoqatës në mbrojtje të kafshëve, shihen shpesh imazhe të qeneve endacakë, të cilët jo vetëm vriten, por edhe gjymtohen si një tregues i mungesës së kulturës tonë në raport me kafshët. Ndërkohë rregullat ndërkombëtare kërkojnë sterilizimin e tyre, apo krijimin e një strehe, në mënyrë që endacakët të mos përbëjnë rrezik për qytetarët.