http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka paditur në Prokurori dy gjyqtarë dhe një ambasador. Agim Isaku me funksion Ambasador i Shqipërisë në Sllovaki, Ken Dhima me funksion gjyqtar dhe Klorinda Cela me funksion gjyqtare akuzohet për "fshehje ose deklarim të rremë të pasurive". Sipas njoftimit të ILDKPK pas kontrollit të plotë të deklaratave dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar mosdeklarim i plotë i pasurisë. Për ambasadorin Isaku, ILDKPK ka renditur 18 raste fshehjesh të të ardhurave apo deklarime të rreme, siç është burimi për blerjen e banesës 147 mijë euro në Rrugën e Elbasanit, likuiditetet në vlerë 3.9 milionë lekë të reja në bono thesari të së bijës, si dhe fshehje të llogarive bankare dhe likuiditetet në vlerë totale 26 516 254 lekë të reja, 170 388 USD dhe 59 864 Euro. Si edhe të burimeve për blerjen e dy apartamenteve me vlerë 196 920 euro. Po kështu edhe për gjyqtarin Ken Dhima, pas analizimit të gjithë dokumentacionit të administruar në ILDKPKI, ka rezultuar "se gjyqtari Ken Dhima sipas ILDKP ka mashtruar për llogaritë e transaksionet bankare, ka dhënë deklarime të rreme për huamarrje, dhurata apo shlyerje këstesh për apartamente me vlerë 5 820 000 lekë dhe 214 300 euro . Ndërkaq, e njëjta gjë ka rezultuar edhe pas kontrollit të dokumentacionit për gjyqtaren Klorinda Çela. Gjyqtarja Klorina Çela akuzohet për fshehje ne vlerën 3 747 000 lekë dhe 5 mijë euro.