Hannes Swoboda deklaroi në një intervistë për TCH se Shqipëria ka bërë shumë reforma, por duhet të ketë një dialog të sinqertë mes pozitës dhe opozitës për të ndihmuar në marrjen e statusit. Megjithatë z. Swoboda nuk e fsheh frikën se BE nuk po shkon - siç thotë ai, - drejt ndjesisë për t'i dhënë shansin Shqipërisë në muajin Qershor.