http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas ftesës publike të kryeministrit Edi Rama për t'u takuar me kryetarin demokrat Lulzim Basha në lidhje me reformën territoriale, kanë ardhur reagimet e para nga aleatet e majtë. Numri dy i Parlamentit njëherësh kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, e cilëson të domosdoshme ndarjen e re administrative dhe që sipas tij duhet të marrë miratimin e opozitës. Për Vangjel Dulen takimi mes dy rivaleve politik Rama-Basha nuk duhet të fokusohet vetëm tek kjo reformë, por dhe në çështje të tjera me rendësi si ajo e integrimit të vendit. Nga Korça, nënkryetari i Parlamentit e ka cilësuar të papranueshme gjuhën e ashpër dhe fyese të deputetëve në seancën me të fundit parlamentare.