Rama, takim me fasonët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontributi i biznesit fason në punësimin e shqiptarëve ka orientuar qeverinë për një vëmendje më të lartë ndaj këtij sektori. Kryeministri Edi Rama ka vizituar serish një biznes fason në Kamëz ku ka premtuar masa të reja për të rritur punësimin. Sipas kryeministrit kontributet e fasonëve  përmes tatim-fitimit, do të kthehen sërish tek ta, për të nxitur trajnimet profesionale dhe shtimin  e punonjësve të rinj. Lideri i mazhorancës ka premtuar se për çdo punonjës të ri sigurimet do t'i paguaje shteti.