Thethi i bllokuar nga dëbora - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit që këtë vit nuk ka përjetuar temperaturat tipike të stinës së ftohte, zona turistike e Thethit në veri të Shqipërisë po kalon një dimër të vërtete. Thethi dhe zonat përreth tij janë nën pushtetin e dëborës. Trashësia e saj ka arritur në 2 metra aq sa rrugët që të çojnë drejt fshatrave janë të izoluar. Me kamerën tonë tentuam të hyjmë në fshatin turistik të Thethit, por ishte e pamundur për shkak të rrugës së bllokuar nga trashësia e dëborës. Banoret e kësaj zone të Shkodrës të mësuar me stinën e ftohtë, tregojnë se i kanë marrë masat për sigurimin e ushqimeve. Neglizhenca e pushtetit vendor për hapjen e rrugëve i ka detyruar ata të investojnë vete për heqjen e dëborës pasi siç thonë banoret kanë filluar prenotimet nga turistet e huaj. I kontaktuar nga Vizion Plus kryetari i komunës Shale, Bale Vuksanaj pranon situatën e vështirë kryesisht në zonën e Thethit, por deklaron se nuk ka fonde për zhbllokimin e rrugëve. Pika turistike e Thethit është një nder bukuritë e rralla natyrore dhe ku çdo vit të paktën 4 mijë vizitorë frekuentojnë këtë zonë malore të veriut të Shqipërisë

Free Traffic Exchange