https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas mbledhjes së parë të Prizrenit mes qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës, kryeministri Edi Rama rikthehet në Kosovë për të folur këtë herë me përfaqësues të biznesit. Në paketën prej të paktën 7 nismash, që pritet ti vijnë në ndihmë biznesit në të dy krahët e kufirit, me interes shihet heqja e tatimit të dyfishtë. Një tjetër dakordësi mes 2 qeverive, është ajo për shkurtimin e procedurave në dogana. Kryeministri tha gjatë një Forumi ekonomik mbajtur në Pejë, se veç turizmit që duhet të ofrohet si një paketa e pandarë, me alpet dhe bregdetin, Shqipëria dhe Kosova do të shtrijnë bashkëpunimin edhe në bujqësi dhe energjetikë. Investim i parë i madh nga një biznes kosovar në Shqipëri, Rama premtoi se do të realizohet siç kishte premtuar brenda 300 ditëve të para të qeverisjes së majtë.