Alarm për përmbytje, lumi Gjanica del nga shtrati, uji hyn në rrugica - Ora News

2015-11-25 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas reshjeve intensive lumi Gjanica ka dalë sërish nga shtrati. Shtabi i Emergjencave u bën apel banorëve të kenë kujdes.
Gazetari i Ora News Xhemil Beharaj raportoi rreth orës 15: 40 se Ura me Shkallë që lidh lagjen 1 Maji dhe Sheq i Vogël me qendrën e qytetit tashmë është pakalueshme.
Po kështu raportohet se uji ka nisur të hyjë dhe në rrugicat e banesave pranë lumit Gjanica.
Ministria e Brendshme përmes një deklarate të pak orëve më parë informoi se ?Reshjet mund të shoqërohen edhe me rritje të nivelit të përrenjve dhe të lumenjve në qarqet: Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.Nisur nga parashikimet e motit, nuk përjashtohet mundësia për përmbytje të lokalizuara anës brigjeve apo përmbytje urbane në varësi të gjendjes së infrastrukturës së kanalizimeve. Prurjet maksimale të ujit janë parashikuar për ditën e enjte, datë 26 nëntor.?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lumi-gjanica-ne-piken-kritike-uji-hyn-ne-rrugica/