http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama kërkon edhe njëherë bashkëpunimin e opozitës për të realizuar reformën territorial. Nëpërmjet një letre drejtuar liderit të opozitës Lulzim Basha, kryeministri Rama shprehet i gatshëm për një takim mes dy politikaneve për të zgjidhur ngërçin ku prej muajsh është futur kjo reformë. Në letrën e tij lideri i mazhorances përsërit garancitë që i ofrohen shumicës në këtë proces. Ka 2 muaj që komisioni i posaçëm parlamentar për reformën territorial nuk funksionon për shkak të bojkotit të opozitës dhe nuk dihet nëse ftesa e Kryeministrit do të zgjidhë ngërçin e krijuar.