http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare ka dhëne leje koncesionare për ndërtime hidrocentralesh në Parqe Kombëtare. Akuza vjen nga ambientalistët të cilët thonë se mjedisi po kërcënohet nga dhënia pa kriter e lejeve në energjetikë, duke ndotur lumenjtë. Ndaj ata kërkojnë anulimin e atyre lejeve që janë dhënë në Parqe Kombëtare. Ambientalistët thonë se me numrin e lartë të lejeve që janë dhëne në këtë fushë, përfitimet aktuale të Shqipërisë janë minimale, ndërsa demet në mjedis sa vijnë dhe rriten. Qeveria Berisha në 8 vjet pushtet ka dhëne 450 leje koncesionare me qellim, ndërtimin e hidrocentraleve për prodhim të energjisë, por sot debati që shoqëron këtë strategji është se po sigurohet energji duke dëmtuar mjedisin. Aktualisht Ministri i Energjisë, Damian Gjonkuri, ka deklaruar se të gjitha lejet po rishikohen nëse janë funksionale apo jo.