http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
47 emigrante shqiptarë të cilët qëndronin prej muajsh në mënyrë ilegale në Angli kthehen në atdhe nga autoritetet britanike. Riatdhesimi i tyre është bërë mesditën e të premtes në Rinas. Nga aeroporti, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë lëvizjen e lirë pasi Shqipëria është përjashtuar nga vendet, qytetarët e të cilave mund të kërkojnë azil në shtetet e BE-së. "I bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të respektojnë lëvizjen e lirë dhe të konsiderojnë që sot është e pamundur të kërkosh dhe të marrësh azil në vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria nuk konsiderohet më vend i denjë për të pritur në vendet e BE-së qytetarë shqiptarë që kërkojnë azil". Ndërsa ministri i shtetit në Britani, John Derek Taylor Holbeac, i cili shoqëronte emigrantet tha se, "Emigracioni ilegal është i dëmshëm për Shqipërinë dhe Anglinë". Ky është grupi i dytë brenda pak ditësh i emigrantëve ilegale që riatdhesohen nga Anglia dhe Franca. Përfaqësues të disa shteteve evropiane kane tërhequr vëmendjen se shtimi i kërkesave për azil ve në rrezik edhe lëvizjen e lirë për gjithë shqiptarët.